Kryetari i Bordit të ShKÇAK, Z. Nazmi Pllana pjesë e Mbledhjes së Përgjithshme të Asamblesë së FCM

2023-11-23 - 02:33

Sot me datë 23 nëntor, 2023 - Kryetari i Bordit të ShKÇAK, Z. Nazmi Pllana përfaqësoi Shoqatën në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM), e cila u zhvillua në Paris, Francë.

Pjesëmarrësit u përshëndetën me fjalë mirëseardhje nga presidenti i FCM - Mr. Giorgio De Giorgi, i cili raportoi rreth zhvillimeve më të fundit në FCM. Ndër pikat e agjendës së kësaj mbledhje ishte shqyrtimi i aplikacionit të anëtarësimit të disa organizatave në këtë Federatë, duke përfshirë edhe Instituti AAB nga Kosova i cili është votuar pro si anëtar me të drejta të plota, për të cilin ShKÇAK ka bërë sponsorizimin e këtij procesi. Në këtë mbledhje u miratuan organizata të reja anëtare dhe anëtarë të asociuar si në vijim:

Anëtarët e rinj të FCM:

  • Instituti i Malit të Zi
  • Instituti AAB - Kosovë

Anëtarët e rinj të asociuar:

  • AFAA

Ndër pikat e tjera të agjendës ishte dhe përzgjedhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv ku u zgjodhën:

 

  • Nelson Ferreira (Protugali) – Kryetar
  • Hafedh Boukhris (Tunizi) - Nënkryetar
  • Farouk Boulbahri (Francë) - Thesarist
  • Nazmi Pllana (Kosovë) – Anëtar
  • Emil Vasilev (Bullgari) – Anëtar

Gjatë takimit gjithashtu u vendos që selia e FCM të kalojë nga Roma në Paris duke filluar nga viti 2024.