Z. Nazmi Pllana – Kryetar i Bordit të ShKÇAK u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM).

2023-11-23 - 02:31

Z. Nazmi Pllana – Kryetar i Bordit të ShKÇAK u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM).


Komiteti Ekzekutiv i Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM) emërohet nga Këshilli i FCM edhe ka përgjegjësi të rëndësishme për planifikim strategjik dhe marrjen e vendimeve operative të Federatës.


Anëtarësia e plotë e ShKÇAK në FCM që nga viti 2006 dhe zgjedhja e Z. Pllana si anëtar në strukturat e FCM tregojnë se Kosova vazhdon të luaj një rol aktiv në zhvillimet globale të këtij profesionit.