Ardiana Bunjaku Drejtoreshë Ekzekutive e ShKÇAK u zgjodh anëtare e Grupit për Zhvillim dhe Këshillim të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit (PAODAG) në IFAC

2023-11-21 - 12:03

Ardiana Bunjaku Drejtoreshë Ekzekutive e ShKÇAK u zgjodh anëtare e Grupit për Zhvillim dhe Këshillim të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit (PAODAG) në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve dhe Auditorëve (IFAC).


Ky grup këshillues ndihmon IFAC të zhvillojë Organizatat Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit në mënyrë që ato të bëhen të fuqishme dhe të vetëqëndrueshme. Znj. Bunjaku ka shërbyer paraprakisht për tre mandate (2011-2020) si anëtare e Komisionit për Zhvillimin e Organizatave Profesionale te Kontabilitetit dhe Auditimit (PAODC) si dhe një mandat (2019-2020) në Panelin Këshillues mbi Pajtueshmërinë.


Anëtarësia e plotë e ShKÇAK në IFAC që nga viti 2009 dhe zgjedhja e znj. Bunjaku si anëtare në strukturat e IFAC tregojnë se Kosova vazhdon të luaj një rol aktiv në zhvillimet globale të këtij profesionit.