Konferenca: “Krijimi i vlerave – Porta e së ardhmes”

2023-11-08 - 05:52

Për të shënuar ditën e Profesionit të Kontabilitetit dhe Auditimit, ShKÇAK në bashkëpunim me Instituti AAB organizoi Konferencën me temë “Krijimi i vlerave – Porta e së ardhmes”, duke mbledhur mbi 250 anëtarë dhe akterë relevant për të diskutuar rreth trendeve, raportimeve dhe zhvillimeve të fundit me qëllim të promovimit të përgjegjësisë sociale përmes praktikave më të mira për transparencë dhe llogaridhënie në shërbim të interesit publik.