Punëtoria e 8-të e Komunitetit të përbashkët të praktikës së Edukimit dhe Raportimit Financiar në kuadër të programit PULSAR

2023-11-14 - 02:45

Me datë 14-16 Nëntor, 2023 - Përfaqësues të ShKÇAK së bashku me përfaqësues të Thesarit të Republikës së Kosovës, po marrin pjesë në punëtorinë e 8-të të Komunitetit të përbashkët të praktikës së Edukimit dhe Raportimit Financiar në kuadër të programit PULSAR, e cila po zhvillohet në Vjenë, Austri.

Programi PULSAR, është një program rajonal dhe në nivel vendi i cili mbështetë përmirësimin e kuadrit të kontabilitetit të sektorit publik (PSA) dhe raportimit financiar, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira, për të përmirësuar përgjegjshmërinë, transparencën dhe performancën e qeverive.

Objektivat kryesore të punëtorisë fokusohen në:

  • Diskutimin mbi procesin e zbatimit të Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit Financiar të Integruar (IFMIS) dhe rëndësinë e integrimit ndërmjet buxhetit, kontabilitetit/raportimit financiar dhe statistikave fiskale;
  • Diskutimin në procesin e konsolidimit të pasqyrave financiare të përgatitura sipas kornizave të ndryshme raportuese, duke përfshirë qeveritë vendore dhe Ndërmarrjet Shtetërore (NSH) dhe rolin e IFMIS;
  • Diskutimin mbi zhvillimet më të fundit në raportimin e qëndrueshmërisë dhe implikimet e tij për sektorin publik për sa i përket legjislacionit, aranzhimeve organizative dhe roleve, lidhjes me raportimin financiar, aspekteve praktike, të tilla si shpalosjet dhe ngritja e kapaciteteve.