ShKÇAK pjesëmarrëse në seminarin:“Praktikat e mira në mbikëqyrjen dhe zbatimin e auditimit: Vështrime nga Agjencioni Polak për Mbikëqyrjen e Auditimit”

2023-10-03 - 02:15

Sot me datë 03 Tetor, 2023 - Përfaqësues të ShKÇAK së bashku me përfaqësues të Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) dhe Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP) po marrin pjesë në seminarin e organizuar nga Qendra e Bankës Botërore për Reforma të Raportimit Financiar (CFRR) dhe Agjencionit Polak për Mbikëqyrjen e Auditimit, me temë - “Praktikat e mira në mbikëqyrjen dhe zbatimin e auditimit: Vështrime nga Agjencioni Polak për Mbikëqyrjen e Auditimit”. Ky seminar po zhvillohet në kuadër të programit REPARIS për NVM-të, në Varshavë, Poloni.


Objektivi i këtij seminari është që pjesëmarrësit të informohen nga përvoja e Polonisë në zbatimin e sistemeve të mbikëqyrjes publike dhe të sigurimit të cilësisë në përputhje me dispozitat e BE-së, veçanërisht me Direktivën 2006/43/EC dhe Rregulloren e BE-së Nr. 537/2014. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kuptojnë se si dispozitat kryesore të Direktivës 2013/34/BE u përshtatën në legjislacionin polak.