ShKÇAK pret në takim BMP dhe IEKA të Shqipërisë

2023-07-12 - 08:42

Sot me datë 12 korrik, 2023 - Përfaqësues të ShKÇAK pritën në takim përfaqësues të Bordit të Mbikëqyrjes Publike të Republikës së Shqipërisë dhe Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA).


Diskutimet gjatë takimit u fokusuan në zbatimin e kërkesave që dalin nga standardet ndërkombëtare, shkëmbimin e përvojave në implementimin sa më të mirë të sistemeve të kontrollit të cilësisë për auditorët dhe kontabilistët, mundësitë e organizimit të sesioneve të përbashkëta të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional dhe angazhimit të përbashkët në zhvillimin e mëtutjeshëm të literaturës në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.