Konkurs pune në ShKÇAK: Zyrtar për Logjistikë

2017-11-08 - 01:46

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), shpall konkurs për plotësimin
e pozitës:

Zyrtar për logjistikë

Zyrtari për Logjistikë është përgjegjës për kryerjen e punëve logjistike që dalin nga kërkesat/nevojat e
përditshme të zyrës dhe do t’i raportojë Administratorit të Zyrës;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për mirëmbajtjen teknike të zyrave, sallave, veturës zyrtare, gjeneratorit;
  • Përgjegjës për furnizimin e zyrës sipas kërkesës nga departamenti i administratës;
  • Përgjegjës për vozitjen e veturës zyrtare për nevojat e zyrës;
  • Përgjegjës për përgatitjen, printimin dhe shpërndarjen e ID kartelave të studentëve dhe anëtarëve;
  • Përgjegjës për pranimin dhe shpërndarjen e materialeve për trajnime (ligjërata, seminare etj.);
  • Mbledhë dhe shpërndanë dokumente sipas kërkesës së personelit;
  • Përkujdeset dhe mirëmban pajisjet e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Bashkëpunon me departamentet tjera si dhe kryen detyra dhe përgjegjësi tjera sipas kërkesës.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diploma e shkollës së mesme;
  • Patenta e shoferit e kategorisë “B”;
  • Njohuri në kompjuter;
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferuar;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe reprezentative;
  • Aftësi organizative për punë të pavarur.

Dorëzoni CV‐në tuaj në E‐mail adresën: [email protected]
Për pozitën: Zyrtar për Logjistikë
CV‐të i pranojmë deri me 17 nëntor 2017
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.