Valerina Gjoci – Anëtare e Bordit

Valerina Gjoci  është anëtare e Bordit të ShKÇAK për mandatin 2024-2026.

Znj. Gjoci njihet si një profesioniste e shquar me një rrugëtim shumë të pasur arsimor dhe profesional në fushën e Auditimit dhe Financave. Që nga viti 2014, ajo është e angazhuar në kompaninë e auditimit Grant Thornton LLC; në zyrën e Prishtinës, ku tani mban pozitën e Menaxheres së Lartë të Auditimit. Me një përvojë të gjatë në këtë profesion, Valerina ka punuar me klientët e saj për të kuptuar plotësisht bizneset e tyre, nevojat dhe aspiratat e tyre.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka zhvilluar një ekspertizë të veçantë në sektorët industrialë kryesorë në vend, duke ofruar shërbime sigurie të cilësisë së lartë në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe rregulloret vendore, sidomos në sektorin financiar. Ajo është përgjegjëse për zbatimin e punës së përditshme në terren bashkë me ekipin e saj, duke trajtuar çështjet më të rëndësishme të detyrës së auditorit në mënyrë që cilësia e punës së profesionit të auditimit të vazhdojë të jetë në një nivel shumë të lartë profesional.

Ajo është Ekonomiste e diplomuar dhe ka magjistruar në degën e Bankave, Financave dhe Kontabilitetit, si dhe është anëtare e ShKÇAK dhe mban titullin Auditore Ligjore.