Sadri Abazi

Sadri Abazi është Kryesues i Komisionit të Auditimit, N.P.L.”Stacioni i Autobusëve“ Sh.A. në Pejë, Anëtar i Bordit të Drejtorëve  N.P.L.”Stacioni i Autobusëve“ Sh.A. në Pejë dhe Anëtar i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Kuvendi Komunal në Pejë. Ai ka përfunduar Studimet Master në Departamentin e Shkencave Politike, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës. Ai gjithashtu ishte pjesë e programit të shkëmbimit bilateral për dy semestra në mes të Universitetit Fridrich Schiller të Jena-s dhe Universitetit të Prishtinës. Ai ka përfunduar programin për Auditim të Brendshëm në ShKÇAK dhe ka fituar thirrjen Auditor i Brendshëm i Çertifikuar.