Driton Pustina - Zëvendës Drejtor

 

Driton Pustina është Zëvendës Drejtor i Shoqatës dhe bashkëpunon me Drejtoreshën Ekzekutive dhe Këshillin e Shoqatës me qëllim të zhvillimit dhe implementimit të planit strategjik afatgjatë si dhe planit vjetor të ShKÇAK-së. Ai i është bashkangjitur Shoqatës pas disa viteve përvojë pune në menaxhimin e projekteve dhe në fushën e kontabilitetit dhe tatimeve në Kosovë.

Është përgjegjës për vazhdimin e ndërtimit të kapaciteteve organizative si dhe realizimin efikas të misionit, vizionit, dhe qëllimeve të Shoqatës. Ai i mbikëqyrë takimet e departamenteve, komisioneve, dhe palëve të tjera me interes të Shoqatës, në mënyrë që vendimet të implementohen në mënyre efektive dhe brenda afateve kohore. Gjithashtu, mbikëqyrë departamentin e administratës, marrëdhëniet me anëtarë dhe rezultatet e të gjitha departamenteve për tu siguruar që objektivat e Shoqatës janë plotësuar dhe janë në përputhje me misionin.

Mban titullin Baçelor në Ekonomi dhe Menaxhment nga Univerziteti Amerikan në Kosovë, si dhe Magjistër i Administrimit të Biznesit nga Willamette University në SHBA. Ai është gjithashtu student i Shoqatës së Auditorëve të Çertifikuar të Britanisë së Madhe (ACCA).