Lendita Shahini udhëheqë Departamentin e Administratës së ShKÇAK për më se 15 vite dhe është përgjegjëse për të siguruar cilësinë në administrimin e të gjitha proceseve dhe aktiviteteve të ShKÇAK.
Ka dhënë kontribut substancial në krijimin e infrastrukturës së sistemit informativ për anëtarë, implementimin dhe integrimin e të dhënave në të, planifikimin dhe zhvillimin e proceseve të sistemit dhe njëkohësisht është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe administrimin e tyre. Ka qenë pjesë e ekipit për zhvillimin e departamenteve për shërbim për anëtarë dhe për studentë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në punë gjatë implementimit të strategjisë dhe aktiviteteve të parapara nga Shoqata.
Përveç tjerash, përkujdeset për përcjelljen e politikave të burimeve njerëzore në pajtueshmëri me ligjin e punës. Ka përvojë edhe në menaxhimin dhe administrimin e projekteve të ndryshme duke u përkujdesur që fushëveprimi dhe drejtimi i secilit projekt është sipas planifikimit. Ka marrë pjesë në shumë trajnime në fushën e administratës, burimeve njerëzore dhe zhvillimin e projekteve. Mbanë titullin Teknik i Kontabilitetit, ka shërbyer gjithashtu si anëtare e Komitetit të Burimeve Njerëzore në Odën Ekonomike Amerikane.