Teuta Karameta - Udhëheqëse e Departamentit të Financave

Teuta Karameta ka qenë pjesë e ekipit për reformimin e programit të edukimit të ShKÇAK-së. Udhëheq programin aktual të çertifikimit për Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe është e angazhuar në implementimin e programit çertifikues ShKÇAK-CIPFA për ndërtimin e kapaciteteve në fushën e kontabilitetit dhe auditimit të sektorit publik si dhe në implementimin e programit çertifikues për auditor të brendshëm, programe të edukimit që do të ndihmojnë në përmirësimin e qeverisjes, llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dhe zhvillimin ekonomik.

Është ligjëruese e programit çertifikues të ShKÇAK-së dhe Trajnere e Çertifikuar nga CIPFA për lëndët Financat Publike dhe Raportimi Financiar i Sektorit Publik dhe për disa vite me radhë, është pjesë e programit regjional për reforma në raportim financiar, auditim dhe edukim për kontabilitet dhe auditim - EU-REPARIS, të Bankës Botërore.

Ka punuar disa vite si udhëheqëse e departamentit për implementimin e softuerit ERP Pantheon në Kosovë, në CREA-KO dhe ka qenë e angazhuar si asistente e departamentit në projektin Finlandez FSDEK II në kuadër të ndihmës finlandeze për zhvillimin e edukimit me nevoja të veçanta në Kosovë. Është anëtare e SHKÇAK-së dhe mbanë titullin Kontabilist i Çertifikuar.