Liridona Sopa - Zyrtare për Menaxhimin e Cilësisë në Pajtueshmëri me Standardet

Liridona Sopa angazhohet në zbatimin e aktiviteteve të Departamentit të Menaxhimit të Cilësisë në Pajtueshmëri me Standardet i cili ka për qëllim zhvillimin dhe implementimin e sistemit të sigurimit të cilësisë për anëtarët e ShKÇAK. Ka përvojë disa vjeçare në auditim të jashtëm dhe gjatë përvojës së saj në firmat e auditimit si Deloitte dhe Ernst & Young, ka marrë pjesë në shumë auditime, kryesisht në sektorin bankar, kompani te sigurimeve dhe tregti. Ka kryer studimet baçelor dhe master në Banka, Financa dhe Kontabilitet, në Universitetin e Prishtinës.