Melita Ymeraga

Melita është një lidere pasionante dhe inovative në inkorporimin e teknologjive të reja në botën e menaxhimit të financave me mbi 20 vite përvojë.

Si themeluese e “Melita&Partners Shpk”, Melita ka arritur të shkrij dy pasionet e saj, financat dhe teknologjinë e informacionit për të udhëhequr mbi 700 biznese dhe organizata të ndryshme drejt transformimit digjital të menaxhimit financiar.

Ajo ka kryer Master në Administrim Biznesi, Staffordshire University-UK dhe është Kontabiliste e Çertifikuar nga SHKÇAK. Këshilltare e Çertifikuar nga INTUIT, me seli në SHBA për të gjitha produktet e QuickBooks® UK dhe US Edition. Po ashtu e Çertifikuar si Këshilltare nga Xero® për të gjitha produktet për menaxhim të financave. Ka shërbyer si Thesariste dhe Anëtare e Këshillit të SCAAK 2014-2016.

Përfituese e programit të Mentorimit “Fortune/U.S. State Department Global Women’s Mentoring Partnership 2017”. Organizatore e Vital Voices për Kosovë në organizimin e ngjarjes globale “VITAL VOICES Global Mentoring Walk”, ngjarje vullnetare në baza vjetore.