Edona Perjuci

Edona Perjuci  udhëheqë programin e edukimit për çertifikimin e kontabilistëve dhe auditorëve në ShKÇAK, duke siguruar pajtueshmëri të plotë me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit, si dhe projektet e ShKÇAK-së mbi  Menaxhimin e Financave Publike dhe trajnimet dhe çertifikimin në programin e Auditimit të Brendshëm dhe Ekspertëve të Licensuar të Forenzikës Financiare. Për afro dhjetë vite, është pjesë e ekipit për reformimin e programit të edukimit të ShKÇAK-së. Është ligjëruese në programin çertifikues të ShKÇAK-së dhe është asistente mësimore në Departamentin Banka, Financa dhe Kontabilitet të Universitetit Prishtinës. Si pjesë e Komisioneve të ShKÇAK-së, ajo bashkëpunon ngushtë me palët me interes duke ndihmuar kështu zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë, ndërtimin e kapaciteteve në këtë lëmi për t`i ndihmuar zhvillimit ekonomik të vendit si dhe luan një rol aktiv në vetëdijesimin e palëve me interes mbi rëndësinë e profesionit dhe për disa vite me radhë, është pjesë e programit regjional për reforma në raportim financiar, auditim dhe edukim për kontabilitet dhe auditim - EU-REPARIS, të Bankës Botërore. Është anëtare e ShKÇAK-së dhe mbanë titullin Kontabilist i Çertifikuar dhe është doktorante në Universitetin e Prishtinës.