Artan Nikollprenkaj

Artan Nikollprenkaj është Zyrtar i Kontrollit Financiar në IPKO. Karrierën e punës e ka filluar në vitin 2010 në ProCredit Bank, fillimisht si pjesë e njësisë së kontabilitetit dhe me pas në njësinë e kontrollit financiar. Ka përfunduar trajnime profesionale ne fushën e financave pranë institucioneve si Deloitte, Shoqata e Bankave dhe Universiteti Amerikan në Kosovë. Ka mbaruar studimet baçelor dhe master në Banka Financa dhe Kontabilitet. Është anëtar i ShKÇAK-së dhe mbanë titullin Kontabilist i Çertifikuar.