Gzim Kllokoqi

Gëzim Kllokoqi ka përfunduar Fakultetin Ekonomik, në profilin Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin Dardania dhe tani është Kandidat për Mastër në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Përvoja e tij filloi në vitin 2002, kur u angazhua në një industri farmaceutike, më pas duke punuar në sektorin e organizatave jo-fitimprurëse vendore. Nga viti 2011 filloi punën e rregullt në sektorin e prodhimit të tekstilit si Drejtor Financiar dhe më pas në 2013 vendosi që të kalojë në sektorin publik (ndërmarrje publike) në pozitën e drejtorit Financiar ku ende është prezent. Krahas punëve te rregullta që nga viti 2014 është themelues i një biznesi i cili merret me konsulencë për biznese ne fushën e financave, kontabilitetit dhe taksave. Është antar i ShKÇAK dhe mban titullin Kontabilist i Çertifikuar.