Avni J. Jashari

Avni Jashari ka 24 vite përvojë pune, 5 vjet në periudhën 1993-1998 (në kompani private) dhe 19 vite përvojë profesionale në pozita kyçe menaxheriale, ekzekutive dhe financiare (në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare). Përgjatë kësaj periudhe i ka të konfirmuara 17 vite përvojë në pozita udhëheqëse si: Zëvendës Drejtor i Financave në DSHP, Zëvendës Drejtor i Financave në ish-Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), Drejtor i Financave në ish-AKM, Drejtor i Financave dhe Buxhetit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), Drejtor në Bordin e Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar Prishtina, etj. Që nga viti 2014, punon si Zëvendës Drejtor Menaxhues-likuidimi në AKP, ku është i ngarkuar me përgjegjësinë që të menaxhojë dhe të koordinojë procesin e likuidimit të mbi 500 Ndërmarrjeve Shoqërore sipas ligjit të AKP-së. Ka kryer studimet baçelor të Inxhinierisë Kompjuterike nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, studimet master për Banka, Financa dhe Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës dhe është duke i vazhduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe mban titujt Auditor i Çertifikuar dhe Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik.