Aldo Spahiu

Aldo Spahiu ka eksperiencë shumë vjeçare në fushën e auditimit, ekspertizës financiare dhe kontabilitetit,  të fituar përmes angazhimit në firmat e mirënjohura të auditimit ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Gjermani dhe Britani të Madhe. Ekspertiza e tij përfshinë sektorin publik dhe sektorin privat, kryesisht i angazhuar në shërbimet e auditimit si dhe ekspertizës financiare. Është autor dhe bashkautor i disa artikujve shkencorë (publikime kombëtare dhe ndërkombëtare) dhe është angazhuar në mësimdhënie në institucione dhe universitete në Kosovë dhe Shqipëri. Ka diplomuar në Financë dhe Kontabilitet në nivelin MSc dhe është në përfundim të programit MBA. Është anëtar i ShKÇAK-së dhe mbanë titujt Auditor i Çertifikuar. Poashtu i mbanë titujt Ekspert Kontabël i Regjistruar (CPA/EKR), Kontabilist i Miratuar,  Auditor i Brendshëm i Çertifikuar për Sektorin Publik, si dhe Çertifikim në Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim Urbanistik dhe është çertifikuar si CMC (Certified Management Consultant).