Përfaqsuesit e Bankës Botërore gjatë vizitës së tyre në ShKÇAK-në

2018-12-10 - 05:23

Sot, 10 Dhjetor, 2018 – Ekipi i Bankës Botërore gjatë vizitës së tyre në Kosovë u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës  (ShKÇAK).  Gjatë këtij takimi u diskutua rreth avancimit të mëtutjeshëm të mbështetjes së asistencës teknike në kuadër të reformave të kontabilitetit dhe auditimit në Projektin e Mbikëqyrjes Publike dhe Sigurimit të Cilësisë, të financuar përmes fondit të donatorëve të Iniciativës për Reformën e Sektorit Financiar dhe Fuqizimit.

Objektivat e ekipit të Bankës Botërore janë finalizimi i grupit të parë të rezultateve të projektit sipas Komponentit A për zhvillimin e elementeve strukturore për sistem të qëndrueshëm të Mbikëqyrjes Publike dhe Sigurimit të Cilësisë, të cilat janë transmetuar në MF dhe KKRF, si dhe angazhimi i përbashkët me zyrtarët e Bordit të KKRF-së dhe akterë të tjerë në lansimin e rezultateve të Komponentit B, duke përfshirë zhvillimin e manualeve bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat do të mbështesin procesin e Mbikëqyrjes Publike dhe procesin e Sigurimit të Cilësisë në vend.