Si rezultat i kërkesës së parashtruar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës dhe Komiteti Tatimor i Odës Ekonomike Amerikane, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka vendosur të zgjasë afatin për deklarim dhe pagesë të tatimeve, si dhe deklarim të pasqyrave financiare.
Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore do të zgjaten sipas tabelës për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore, si në vijim:
Lloji i Tatimit /Formulari | Shkurtesa | Periudha | Afati i Deklarimit | Afati i Pagesës |
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura Personale | PD | 2020 | 30 Prill 2021 | 30 Prill 2021 |
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura të Korporatave | CD | 2020 | 30 Prill 2021 | 30 Prill 2021 |
Deklarata vjetore për Ortakëritë | DO | 2020 | 30 Prill 2021 | |
Deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI | PF | 2020 | 30 Prill 2021 |
Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi, ndërsa për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me legjislacionin tatimor në fuqi.
Për më shumë, ju lutemi referojuni njoftimit nga Administrata Tatimore e Kosovës, i cili mund të gjendet duke klikuar këtu.