Edukimi i Vazhdueshëm Profesional (EVP) - Plani 2020

2019-09-11 - 03:07

ShKÇAK e përkufizon Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP) si: 

“Ruajtja, përmirësimi dhe zhvillimi sistematik e i vazhdueshëm i njohurive, aftësive dhe mundësive të nevojshme për të punuar si Kontabilist i Çertifikuar ose Auditor i Çertifikuar, i kualifikuar siç duhet nga ana profesionale.”

ShKÇAK kërkon që të gjithë anëtarët të përmbushin kërkesat e EVP–së, në mënyrë që të ruajnë kompetencat e tyre profesionale dhe personale. Kjo është detyrë ndaj vetes, ndaj klientëve dhe punëdhënësve të tyre, si dhe ndaj vetë ShKÇAK-së.

Programi ynë mundëson një model të vetëmenaxhuar i cili ju lejon ta regjistroni zhvillimin tuaj. 

Përmbushja e programit EVP ju mundëson rritjen e kredibilitetit për punëdhënësit për sa i takon angazhimit tuaj për të qenë liderë në industrinë kontabël dhe përmirësimit të vazhdueshëm të aftësive tuaja. 

Kërkesat për EVP 

Në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi të fushës së kontabilitetit dhe auditimit si dhe në pajtueshmëri me rregulloren e aprovuar nga ShKÇAK, ju duhet t’i përmbushni këto obligime ndaj EVP-së:

Auditorët e licencuar nga KKRF

  • Minimumi 40 orë të aktiviteteve të EVP-së brenda një viti kalendarik, nga të cilat së paku 24 orë janë verifikueshme dhe regjistruara nga auditori.

Auditorët e Çertifikuar

  • 8 orë të verifikueshme dhe regjistruara nga auditori.

Kontabilistët e Çertifikuar

  • 8 orë të verifikueshme dhe regjistruara nga kontabilisti.

Kategoritë e EVP–së 

Edukimi i Vazhdueshëm Profesional përfshinë:

EVP AZHURNUESE, që e siguron kompetencën profesionale dhe parandalon vjetrimin e njohurive prej kufizimeve që mund të sjellë në vetvete fusha në të cilën punon anëtari, dhe 

EVP ZHVILLUESE, që ofron njohuri të reja, zgjeron aftësitë dhe hapë mundësi të reja të karrierës brenda për brenda profesionit. 

Plani vjetor i EVP-ve 

Secilin vit, në bazë të anketave të bërë me anëtarët e ShKÇAK-së dhe sugjerimet e propozuara nga Komisioni i Sigurimit të Cilësisë, Komisioni i Edukimit të ShKÇAK-së e aprovon planin vjetor të temave të cilat do të mbulohen gjatë vitit.

 

Shkarkoni planin vjetor të EVP-ve këtu.