THIRRJE PËR REGJISTRIM NË PROGRAMET E REJA TË SHKÇAK-SË PËR SESIONIN DHJETOR 2018

2018-11-09 - 09:24

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës shpallë thirrje për regjistrim për trajnimet e sesionit të dhjetorit. Trajnimet për programet specializuese Ekpsert i Licencuar i Forenzikës Financiare, Ekspert Tatimor dhe Ekspert i Lartë Tatimor do të fillojnë në DHJETOR 2018.

Të interesuarit mund të aplikojnë gjatë ditëve të punës, prej orës 9.00 -12.00 dhe 14.00 – 16.30, në zyrën e ShKÇAK-së, Prishtinë (Rr. Sylejman Vokshi nr.50).

Për më shumë informata rreth regjistrimit në këto programe, klikoni në vegëzat përkatëse:

EKSPERT TATIMOR

EKSPERT I LARTË TATIMOR

EKSPERT I LICENCUAR I FORENZIKËS FINANCIARE