Shpresa Mustafa - Nënkryetare e Këshillit

Shpresa Mustafa është nënkryetare e Këshillit të ShKÇAK-së në mandatin 2018-2020. Ka përvojë në pozita të larta financiare si menaxhere e departamenteve të ndryshme të auditimit. Ka qenë pjesë e kompanisë Audituese Grant Thornton si Auditor Senior ndërsa më vonë u emërua Menaxhere e auditimit. Shpresa gjithashtu ka qenë Drejtoreshë e auditimit të brendshëm në Dardafon.net LLC, Kryetare e Komitetit të Auditimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës ndërsa aktualisht është pjesë e menaxhmentit të Birra Peja sh.a. dhe kryetare e bordit të Abrazen LLC.

Shpresa është anëtare e ShKÇAK që nga viti 2005, ka qenë Kryesuese e Komisionit për Sjellje dhe Disiplinë për periudhën 2008-2010, ndërsa tani është kryesuese e Komisionit për Sigurim të Cilësisë dhe mbanë titullin Auditore e Çertifikuar.