Nazmi Pllana - Nënkryetar i Bordit të Drejtorëve

Nazmi Pllana është Nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të ShKÇAK për mandatin 2020-2022, si dhe Ligjërues i lartë në ShKÇAK dhe Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Ai ka kontribuar në krijimin e programit të parë të çertifikimit për kontabilistët dhe auditorët në Kosovë si pjesë e programit të Mbështetjes së Biznesit të Kosovës (KBS) të USAID-it.

Në emër të USAID-it, programi KBS ishte kyç në krijimin e programit të parë të çertifikimit për kontabilitet dhe auditim në Kosovë, për ShKÇAK-në. Si pjesë e KBS-së, Nazmi Pllana është ligjërues në ShKÇAK që nga ditët e para të Shoqatës, nga muaji prill 2002. Aktualisht ai ligjëron lëndët: Kontabiliteti Financiar, Raportimi Financiar dhe Raportimi i Avancuar Financiar, të cilat janë pjesë e procesit të çertifikimit të kontabilistëve dhe auditorëve të ShKÇAK-së. Që nga viti 2011 ai është pjesë e stafit akademik në UBT në lëndët akademike të UBT-së për kontabilitetin dhe raportimin financiar, në programin baçelor dhe master.

Është anëtar i Grupit të Ekspertëve Kontabël të themeluar nga Federata Evropiane e Kontabilistëve dhe Auditorëve (EFAA). Ka qenë anëtar i Këshillit Kosovar për Raportimin Financiar, anëtar i Bordit të Pavarur për Rishqyrtim në Administratën Tatimore të Kosovës si dhe kryetar i Komisionit për Standarde Profesional në ShKÇAK. Është autor i dy librave që ishin pjesë e programit të çertifikimit të kontabilitetit në Kosovë: Moduli Kombëtar i Legjislacionit në Kosovë dhe Tatimet në Kosovë. Aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i organizatës joqeveritare Qendra Kosovare për Përkrahje të Biznesit. Nazmi Pllana ka një eksperiencë të gjerë për më shumë se 25 vite në ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe tatimeve për klientët në mbarë Kosovën. Mbanë titullin Kontabilist i Çertifikuar në ShKÇAK dhe është kandidat i doktoratës në Universitetin e Tiranës. Në të kaluarën, ai ka shërbyer tre mandate si Kryetar i Këshillit të ShKÇAK-së