Melita Ymeraga – Thesariste e Bordit të Drejtorëve

Melita Ymeraga është thesariste e Bordit të Drejtorëve të ShKÇAK-së për mandatin 2020-2022. Ajo është një lidere pasionante dhe inovative në inkorporimin e teknologjive të reja në botën e menaxhimit të financave me mbi 20 vite përvojë. Si themeluese e “Melita&Partners Shpk”, ajo ka arritur të shkrijë dy pasionet e saj, financat dhe teknologjinë për të udhëhequr mbi 700 biznese dhe organizata të ndryshme drejt transformimit digjital të menaxhimit financiar.

Poashtu është Eksperte e Çertifikuar për Transformim Digjital nga International Council of Management Consulting (ICMCI); Këshilltare e Çertifikuar nga INTUIT, SHBA për të gjitha produktet e QuickBooks® UK dhe US si dhe Këshilltare e Çertifikuar nga Xero® për të gjitha produktet për menaxhim të financave.

Përfituese e programit të Mentorimit “Fortune/U.S. State Department Global Women’s Mentoring Partnership 2017”. Organizatore e Vital Voices për Kosovë në organizimin e ngjarjes globale “VITAL VOICES Global Mentoring Walk”, ngjarje vullnetare në baza vjetore për fuqizimin e gruas ndërmarrëse. Ka titullin Master në Administrim Biznesi, Staffordshire University-UK. Është Anëtare e ShKÇAK që nga viti 2003 dhe mbanë titullin Kontabiliste e Çertifikuar. Melita ka shërbyer si Thesariste e Këshillit të ShKÇAK në mandatin 2014-2016.