Fahri Breznica – Thesarist i Këshillit

Fahri Breznica është thesarist  i Këshillit të ShKÇAK-së në mandatin 2018-2020 dhe është ligjërues i lëndës “Ligjet dhe tatimet në Kosovë” në ShKÇAK që nga viti 2004. Si anëtar i SCAAK-ut nga fillimi, anëtar i Këshillit në disa mandate dhe Kryetar gjatë mandatit 2012-2014, ka kontribuar në forcimin e profesionit dhe ngritjen e imazhit të Shoqatës. Ka përfaqësuar Shoqatën në organizata ndërkombëtare dhe rajonale. Poashtu, është Kryetar i Komisionit për Tatime dhe anëtar i Komisionit për Sigurim të Cilësisë.

Ka një përvojë mbi 30 vjeçare në profesion, sidomos në financa publike dhe atë në çështje tatimore, menaxhimit financiar dhe  auditimit,  përfshirë edhe punën si  anëtar  në kontrollin financiar dhe komisionin financiar në Këshillin e Financimit nga viti 1992 deri 1999. Në janar të vitit 2000 ishte zgjedhur udhëheqësi i parë në Administratën Tatimore të Kosovës nga stafi kombëtar dhe është njëri ndër themeluesit e Administratës Tatimore të Kosovës.

Ka punuar në pozita të larta drejtuese dhe profesionale në Ministrinë e Financave, Administratën Tatimore, në Bordin Kosovar për Raportim Financiar si dhe në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ka publikuar disa artikuj për çështje tatimore dhe të administrimit tatimor. Mban titullin Auditor i Çertifikuar dhe Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik CIPFA.

I ka kryer studimet master në Kontabilitet dhe Auditim në ASSAU. Punon në disa kompani edhe si këshilltar tatimor dhe financiar.