Teuta Ukshini Aliu – Anëtare e Bordit të Drejtorëve

Teuta Ukshini Aliu është anëtare e Bordit të Drejtorëve të ShKÇAK-së për mandatin 2020-2022. Ka përvojë në financa, legjislacionin tatimor dhe rregulloret e energjisë elektrike me mbi 10 vite eksperiencë. Ka qenë pjesë e kompanisë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) fillimisht në pozitën Zyrtare për politikat e kontabilitetit pastaj në pozitën Menaxhere e të hyrave. Nga muaji Maj 2013 dhe aktualisht karrierën e vazhdon si Drejtoreshë për Kontroll, Raportime dhe Kontabilitet në Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

Teuta mban titujt Bachelor dhe Master në Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës, është gjithashtu anëtare në Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Çertifikuar në Britani të Madhe (ACCA). Është anëtare e ShKÇAK dhe mbanë titullin Auditore e Çertifikuar, gjithashtu është anëtare në komisionin për Standarde Profesionale të ShKÇAK.