Mentor Hyseni është anëtar i Bordit të ShKÇAK për periudhën 2022-2024.
Z. Hyseni ka një karrierë 19-vjeçare në profesion duke ushtruar pozita drejtuese me përgjegjësi në fushën e auditimit të brendshëm qeverisje të korporatave dhe menaxhimin e financave publike.
Si Drejtor i Auditimit të Brendshëm për tre institucione të ndryshme, ai ka mbikëqyrur auditimet e institucioneve qeveritare, ndërmarrjeve publike dhe kompanive private. Detyrat dhe përgjegjësitë e tij përfshinin planifikimin strategjik të auditimit, menaxhimin e raporteve të auditimit dhe lidhjen me menaxhmentin e lartë, Bordin e Kompanisë dhe aksionarët e tyre.
Për më tepër ai ka qen i angazhuar nga GIZ-i Gjerman si mbikëqyrës së punës së Komisioneve më të rëndësishme parlamentare për në fushën e ekonomisë, (Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike). Përveç punës në Qeverisjen e Auditimit të Brendshëm dhe Menaxhimin e Financave Publike, ai ka përfaqësuar Kosovën për tre vjet në Qendrën për Reformën e Raportimit Financiar PULSAR, duke fituar njohuri të vlefshme për avancimin e profesionit të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në vitet e fundit ai ka udhëhequr edhe me Bordet e Ndërmarrjeve Publike, dhe Komitete të Auditimit siç janë Bordi i KRU- Prishtina dhe Komitetin e Auditimit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Dhe gjithashtu ai ka udhëhequr grupin e ekspertëve në fushën ekonomike të cilët kanë përgatitur draft-ligjin për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, e cila do të jetë reforma më e madhe ndonjëherë në Ekonominë e vendit.
Ai gjithashtu ka qen i angazhuar si ekspert i financave publike dhe auditimit përmes GIZ-it Gjerman, USAID-it, Këshillit të Evropës, DEMOS-it dhe LUX DEVELOPMENT. Është anëtar i ShKÇAK dhe mbanë thirrjen Auditor i Brendshëm i Çertifikuar.