Burbuqe Gjonbalaj - Udhëheqëse e Departamentit të Shërbimit për Anëtarë

Burbuqe Gjonbalaj fokusin kryesor në punën e saj e ka në shërbim të anëtarëve me drejta të plota si informimi i anëtarëve mbi ligjet, standardet, dokumentet, ngjarjet dhe trajnimet relevante në Kosovë dhe jashtë saj, si dhe administron procesin e çertifikimit dhe punën e komisioneve të ShKÇAK. Me një përvojë disa vjeçare në ShKÇAK dhe duke qenë e familjarizuar me anëtarët dhe kërkesat e përditshme të studentëve dhe anëtarëve të Shoqatës, ka kontribuar në zhvillimin e procedurave për t’u përshtatur kërkesave dhe nëvojave të anëtarëve.