Konferencë e përbashkët ShKÇAK-IEKA me temën “Sistemi i edukimit – rruga e duhur për sensibilizimin e palëve me interes dhe mbajtjes së reputacionit të profesionit”

2018-06-30 - 12:12

30 qershor 2018, Vlorë

Po mbahet konferenca e nivelit të lartë e organizuar nga ShKÇAK-Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës dhe IEKA-Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.

Përveç anëtarëve dhe Këshillëve të Shoqatave respektive, në këtë konferencë po marrin pjesë edhe përfaqësues të Institucioneve Shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues nga organizatat simotra ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit.  

Nga Institucionet e Republikës së Kosovës, pjesëmarrës janë z.Fatmir Gashi, Zëvendës Ministri i Financave dhe z.Sakip Imeri, Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.

Nga Institucionet e Republikës së Shqipërisë, pjesëmarrës janë z.Dritan Leli, Kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe z.Roland Zizi, Rektori i Universitetit të Vlorës.

Nga Institucionet Ndërkombëtare, pjesëmarrëse është znj.Samantha Louis, Zëvendës Kryetare për avokim ndërkombëtar AICPA-CIMA.

Në këtë konferencë po diskutohet lidhur me sistemin e zhvillimit të edukimit profesional të të dy vendeve, sfidat dhe të arriturat si dhe rrugëtimin për zhvillim në të ardhmen.