Pėrfaqėsuesit e ShKĒAK-sė pjesėmarrės nė “Trajnimin e Trajnerėve nė Auditim tė Brendshėm” nė Vjenė, nga 19-22 qershor, 2017

Qendra për Reformimin e Raportimit Financiar (QRRF) e Bankës Botërore në bashkëpunim të ngushtë me Komunitetin e Praktikës së Auditimit të Brendshëm (IACOP) të rrjetit të Edukimit 'peer asissted' për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike (PEMPAL) kanë zhvilluar një program dyvjeçar për ndërtimin e kapaciteteve rajonale për auditorët e brendshëm të sektorit publik.

Përmes këtij programi dyvjeçar të Trajnimit të Trajnerëve në Auditim të Brendshëm, trajnerët pjesëmarrës do të kenë mundësinë për të ofruar trajnime të cilësisë së lartë në fushën e auditimit të brendshëm në vendet dhe institucionet e tyre, bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Praktikës Profesionale të Auditimit të Brendshëm (ISPPIA) dhe praktikat e mira ndërkombëtare në auditim të brendshëm të sektorit publik. Vendet përfituese të këtij trajnimi janë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. 

Trajnerët e ShKÇAK-së dhe të Njësisë Qendrore Harmonizuese (NJQH) janë përzgjedhur të marrin pjesë në këtë program dyvjeçar, si përfaqësues nga Kosova.

Trajnimi në Vjenë është trajnimi i parë në serinë e trajnimeve të këtij programi dhe është një punëtori katër ditore ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të angazhohen në shumë raste studimore praktike me një klient të simuluar të auditimit të brendshëm, duke përfshirë këtu punën rreth planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit mbi rezultatet e angazhimit të auditimit të brendshëm.

Image