Strategjia e BSNEK/IAESB fokusohet nė mbėshtetjen dhe zhvillimin e standardeve tė edukimit nė kontabilitet

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit dhe Kontabilitetit (BSNEK/IAESB) ka publikuar Strategjinë 2017-2021 dhe Planin e Punës për periudhën 2017-2018. Strategjia dhe Plani i Punës të miratuara nga BSNEK në mbledhjen vjetore të mbajtur në nëntor të vitit 2016 dhe e miratuar pastaj nga Bordi Mbikëqyrës i Interesit Publik në shkurt të vitit 2017, reflektojnë këshillat dhe reagimet  nga një gamë e gjerë e palëve të interesit .

Zhvillimi i standardeve të edukimit në kontabilitet është pjesa kryesore e një strategjie pesë-vjeçare e cila gjithashtu përfshinë mbështetjen e implementimit të tyre, një rishikim pas implementimit të standardeve ekzistuese dhe angazhimin strategjik si dhe komunikimin me bordet e palëve të interesit. Qëllimi kryesor i kësaj strategjie është të sigurohet se profesioni i kontabilitetit ka aftësitë e duhura për të plotësuar kërkesat gjithmonë të ndryshueshme të bizneseve dhe sektorit publik dhe në këtë mënyrë të rris besimin e publikut.

“Unë jam i bindur se kjo strategji do t’i shërbejë në të mirë interesit të publik”, theksoi Chris Austin, Kryetar i BSNEK. “Unë dhe pjesa tjetër e stafit të BSNEK presim angazhimin e organizatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit, organizatave anëtare të FNK, firmave profesionale të kontabilitetit dhe komunitetit akademik, në këtë plan të punës dhe agjendë ambicioze.

Në vitin 2017 dhe 2018, BSNEK do të avancojë projektet ekzistuese të edukimit të vazhdueshëm profesional dhe skepticizmit profesional, të filloj punën me teknologjinë informatike dhe të komunikimit dhe kontabilitetin e sektorit publik, si dhe të ruaj rëndësinë e Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit, përmes vlerësimit të evoluimit të profesionit të kontabilitetit si dhe angazhimin e një game të gjerë të palëve të interesit.

Në lidhje me publikimin e Strategjisë dhe Planit të Punës, BSNEK ka bërë publike një video me të cilën  z.Austin përshkruan synimet e bordit për pesë vitet e ardhshme dhe tregon se si do të ndihmojë plani i punës në adresimin e sfidave me të cilat përballet profesioni i kontabilitetit. Për më tepër, keni në dispozicion linkun “Bazat për Konkluzione” të përgatitur nga stafi, i cili shpjegon arsyet e këtyre vendimeve.

Rreth BSNEK/IAESB

BSNEK / IAESB zhvillon standarde të edukimit, udhëzim, dhe dokumente informuese dedikuar për përdorim nga anëtarët e FNK-së nën kornizën e procesit të standardvënies së përbashkët, duke përfshirë Bordin Mbikëqyrës të Interesit Publik, i cili mbikëqyr aktivitetet e BSNEK-së, dhe Grupi Këshillues Konsultativ i BSNEK-së, i cili inkorporon interesat publike në zhvillimin e standardeve dhe udhëzuesve. Strukturat dhe proceset të cilat mbështesin aktivitetet e BSNEK-së ndihmohen nga FNK-ja.

Rreth FNK/IFAC

FNK / IFAC është organizatë globale në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, e përkushtuar për ti shërbyer interesit publik për fuqizimin e profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. FNK përbëhet nga 175 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në 130 vende dhe juridiksione, duke përfaqësuar më shumë se 2.8 milion kontabilistë në praktikën publike, edukim, shërbime qeveritare, industri dhe  tregti.