ShKĒAK vazhdon ngritjen e kapaciteteve tė trajnerėve tė saj pėrmes Trajnimit tė Trajnerėve nė Auditim

15-16 mars 2017- Trajnerët e ShKÇAK po marrin pjesë në Trajnimin e Trajnerëve të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit (OPK), të organizuar nga Qendra për Reformimin e Raportimit Financiar (QRRF) e Bankës Botërore, i cili po mbahet në Vjenë.

Trajnimi dy-ditor, ka për qëllim krijimin e kapaciteteve të profesionit të auditimit në mënyrë që trajnerët pjesëmarrës të jenë në gjendje të ofrojnë trajnime të kualitetit të lartë dhe programe të zhvillimit profesional të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (ISA), ndërsa në fokus janë nevojat dhe sfidat e firmave të vogla dhe të mesme të auditimit (SMP).

Në trajnim po marrin pjesë trajnerët nga Organizatat Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit nga vendet e rajonit, të cilët janë përgjegjës për dizajnimin dhe mbajtjen e programeve trajnuese për auditorët dhe firmat e auditimit, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional (CPD) në vendet e tyre. 

Image