ATK avancon edhe mė tej shėrbimet pėr tatimpagues

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të avancuara për tatimpagues, Administrata Tatimore e Kosovës ka përgatitur dhe publikuar Rregulloren e brendshme për Procedurat e Rimbursimit të TVSH-së, TAP dhe TAK, si dhe ka njoftuar tatimpaguesit se:  

-Duke filluar nga data 01.03.2017, Kërkesa për Rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhurat e Korporatave (TAK) parashtrohet vetëm përmes deklaratave tatimore përkatëse;

- I punësuari konsiderohet i regjistruar në ATK, atëherë kur nga punëdhënësi është i përfshirë në listë të pagës mujore, kështu që Formulari i Caktimit të Punëdhënësit Kryesor (FCKP) nuk kërkohet të dorëzohet në ATK, pasi që punëdhënësi obligohet që në listën e pagave të caktojë përzgjedhjen (punëdhënës kryesor apo jo) e të punësuarit.

 Mënyra e regjistrimit të të punësuarve, është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2016, të Administratës Tatimore të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi më 30.05.2016.

Rregullorja e brendshme për Procedurat e Rimbursimit, përveç tjerash përcakton se, kërkesat e tatimpaguesve për rimbursim, nga ana e ATK-së do të shqyrtohen maksimalisht brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit së kërkesës së tatimpaguesit.

Rregulloren e brendshme për Procedurat e Rimbursimit të TVSH-së,TAP dhe TAK  mund ta gjeni duke klikuar në këtë link: http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2017/03/Rregullore-e-Brendshme-per-Procedurat-e-rimbursimit-te-TVSH-se2c-TAP-dhe-TAK.pdf