Kontabilistėt dhe auditorėt luajnė rol tė rėndėsishėm nė uljen e korrupsionit nė nivel global

Studim i ri : Profesionistët e kontabilitetit dhe auditimit dhe qeverisja e mirë, vitale në përmirësimin e rezultateve

Një studim i ri “ Profesioni i Kontabilitetit dhe Auditimit – roli i tij pozitiv në luftën kundër korrupsionit” , nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve (FNK/IFAC), tregon se profesionistët e kontabilitetit dhe auditimit, po luajnë një rol të madh dhe pozitiv në uljen e korrupsionit, bashkë me akterët tjerë kyç në ekonominë globale, të cilët mbështesin fuqishëm strukturat shtetërore.

Fayez Choudhury, Kryeshef Ekzekutiv në (FNK/IFAC) thekson se, “Korrupsioni është një kancer i ekonomisë, i cili në mënyrë jo-proporcionale ndikon në ata me më së paku aftësi për të absorbuar dëmet që ai shkakton. Ky studim tregon se profesioni i kontabilitetit dhe auditimit dhe ndikimi i tij në interesin publik, është pjesë e rëndësishme për kurimin e kësaj çështjeje”. Studimi, po ashtu vërteton se kontabiliteti si profesion, në partneritet me qeverisjen e mirë dhe bizneset e qëndrueshme, është pjesë thelbësore e arkitekturave të forta të një shteti, i cili përballet me korrupsion. Si çështje jetike, ky studim paraqet etikën profesionale, edukimin dhe mbikëqyrjen në thelb të profesionit global të kontabilitetit – e të cilat janë çelësi i ndikimit tonë pozitiv në luftën kundër korrupsionit.

“Progresi domethënës në këtë luftë të kahershme kundër korrupsionit kërkon tri gjëra: bashkëpunimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm ndër-sektorial; interesimin ndërkombëtar në menaxhimin e financave publike; dhe adoptim më të madh të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar, auditimit dhe etikës profesionale të cilësisë së lartë”, përfundon z.Choudhury.

Ndër gjetjet kryesore, ky studim shpalos se një përqindje më e lartë e kontabilistëve në fuqinë punëtore lidhet ngushtë me rezultate më të mira në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit të Transparencës Ndërkombëtare.

Duke shqyrtuar ndikimin e profesionit në vendet me strukturat e forta të qeverisjes, korrelacioni ishte dukshëm më i madh në vendet e G-20 dhe shtetet anëtare të Grupit Punues për Veprime Financiare.
Nëse organizatat profesionale te kontabilitetit janë të pranishme në ekonominë e një vendi dhe veprojnë në pajtim me  etikën profesionale në nivel global, me kriteret e edukimit, e po ashtu me kriteret e hetimit dhe disiplinës, korrelacioni pozitiv me Indeksin e Transparencës Ndërkombëtare, rritet edhe më tej.

Hulumtimi është zhvilluar nga Qendra për Hulumtime në Ekonomi dhe Biznes dhe bazohet në dy raportet e mëparshme Seria 1: Kontabiliteti dhe auditimi si profesion, mbrapa numrave dhe Seria 2: Kontabiliteti dhe auditimi si profesion dhe ngritja e vlerave globale, të cilat shqyrtojnë profesionin si tërësi dhe kontributin e tij në ekonominë globale.

Rreth FNK/IFAC

FNK / IFAC është organizatë globale në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, e përkushtuar për ti shërbyer interesit publik për fuqizimin e profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. FNK përbëhet nga 175 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në 130 vende dhe juridiksione, duke përfaqësuar më shumë se 2.8 milion kontabilistë në praktikën publike, edukim, shërbime qeveritare, industri dhe  tregti.

Artikulli është publikuar në uebfaqen zyrtare të FNK-IFAC http://www.ifac.org/news-events/2017-02/accountants-offer-crucial-help-reducing-global-corruption