Pėrfaqėsuesit e ShKĒAK-sė nė Parlamentin Evropian

(09.02.2017-Bruksel) Kryetari i ShKÇAK-së, z.Nazmi Pllana dhe Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK-së, znj.Ardiana Bunjaku po marrin pjesë në takimin e organizuar nga Federata Evropiane e Kontabilistëve-EFAA, i cili po mbahet në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Image


Në këtë ngjarje po prezantohen dhe diskutohen të gjeturat e Raportit: “Kontabiliteti dhe Etika: Presioni me të cilin përballen profesionistët e kontabilitetit”. Raporti është hartuar nga Marie Lang, Këshilltare speciale e EFAA, Anna Karmanska-Universiteti i Varshavës dhe eksperte e Shoqatës së Kontabilistëve në Poloni dhe Robin Jarvis nga Universiteti i Brunelit dhe Këshilltar special i EFAA.
Ndërsa, në diskutim po marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave tjera prominente evropiane dhe ekspertë të kontabilitetit dhe auditimit.