Regjistrimi nė programin ēertifikues pėr Auditor tė Brendshėm ka filluar

ShKÇAK për herë të parë në Kosovë, do të fillojë me programin çertifikues për Auditor të Brendshëm me materialet dhe planprogramin e Institutit Ndërkombëtar të Auditorëve të Brendshëm (IIA, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Literatura dhe materialet, që do të përdoren, janë të përgatitura nga botuesi i mirënjohur Wiley, i aprovuar nga IIA dhe janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të edukimit dhe trajnimit si dhe me standardet profesionale të Auditimit të Brendshëm.

Ky program çertifikues është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) i Kosovës.

Regjistrimi në programin çertifikues për Auditim të Brendshëm do të jetë i hapur nga data 17.01.2017 deri më 17.02.2017.

Për rëndësinë dhe informata të mëtutjeshme lidhur me programin çertifikues për Auditor të Brendshëm, ju lutem klikoni këtu