Po ndodh tani: takimi i 39tė i kėshillit tė anėtarėve tė Federatės Ndėrkombėtare tė Kontabilistėve (FNK/IFAC)

(Brazilia, Brazil, 16 dhe 17 nëntor 2016) – Përfaqësuesit e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) së bashku me përfaqësues të tjerë të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit (OPK), anëtare me të drejta të plota të FNK-së, janë duke marrë pjesë në takimin e 39 të këshillit të anëtarëve të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK/IFAC).

Image
 

Ministri i gjykatës supreme dhe kryetari i gjykatës së lartë elektorale të Brazilit Z. Gilmar Mendes në fjalimin e tij theksoi: "Shteti duhet të krijoj një sistem fiskal të besueshëm dhe vetëm atëherë mund të kemi një ekonomi të qëndrueshme. Profesioni i kontabiliteti dhe auditimit duhet të jetë partneri numër një i shtetit për të arritur këtë qëllim".

Gjatë takimit të këshillit të FNK-së, përveç pikave të strategjisë, pasqyrave të adituara  dhe zhvillimeve të tjera pjesëmarrësit do të votojnë edhe për kryetarin e ri të FNK-së, nën-kryetarin, anëtarët e bordit dhe komisionit të nominimeve.

Po ashtu, do të votojnë edhe për anëtarët e ri në FNK: Bosna Herzegovina, Portugalia dhe Mauritius.