Afërdita Çarkaxhiu Gashi

Afërdita Çarkaxhiu Gashi ka qenë Kryetare e Këshillit të ShKÇAK-së në mandatin 2018-2020 dhe është auditore ligjore që nga viti 2005. Zyra për auditime “AuditAB”, ku është e angazhuar, është e specializuar në auditimin dhe dhënien e konsulencave të ndryshme në sektorin e OJQ-ve dhe monitorimin dhe evaluimin e projekteve nga organizatat qeveritare dhe joqeveritare.

Bashkëpunimi me auditorë nderkombëtarë e ka sjellë anëtarësimin e saj në asociacionin ndërkombëtar të auditorëve Empacta. Në ShKÇAK është e anëtarësuar që nga fillimi i saj dhe mbanë titullin Auditor i Çertifkuar.