Besa S. Berisha

Besa S. Berisha ka qenë anëtare e Këshillit të ShKÇAK-së në mandatin 2016-2018. Është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e kompanisë “Univerzum Audit”, një nga kompanitë e auditimit dhe kontabilitetit më të sukseshme në Kosovë e themeluar në vitin 2005. “Univerzum Audit” ka audituar shume kompani vendore dhe nderkombetare, institucione mikro-financiare, agjenci qeveritare dhe joqeveritare. Në vitin 2013, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka shpërblyer atë me çmimin “Gruaja më e sukseshme në biznes në sferën e shërbimeve” për punen e saj në ”Universum Audit” dhe me gjerë. Besa S. Berisha është një nga auditorët e parë të çertifikuar ne Kosovë dhe njëra nga anetaret e para të ShKÇAK-së dhe ka qenë anëtare e Këshillit edhe gjatë mandatit 2005-2008. Ka punuar si ligjëruese në Shkollën e Mesme Universum që nga viti 2007 dhe poashtu është ligjëruese e lëndës Kontabilitet dhe Auditim në Kolegjin Universum që nga viti 2008. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe ka ndjekur trajnime të shumta per zhvillim profesional brenda dhe jashtë vendit.  Mbanë titullin Auditor i Çertifikuar, është anëtare e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës-G7, si dhe është e involvuar në projekte te shumta të ndërmarrësise me bazë ne komunitet dhe iniciativë, që kanë për qëllim emancipimin e gruas kosovare.