Konferenca Ndërkombëtare e EFAA: “Transformimi Dixhital i NVM-ve”

2018-06-22 - 11:35

Përfaqësues të ShKÇAK-së marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Transformimi Dixhital i NVM-ve”, të organizuar nga  Federata Europiane e Kontabilistëve dhe Auditorëve për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme.

Dixhitalizimi i ekonomisë Europiane tashmë ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe konsumojmë. Teknologjitë si blockchain, inteligjenca artificiale, dhe sistemet e analizave të të dhënave janë duke ndikuar shumë në profesionin e kontabilitetit në botë. Andaj, kompanitë e mëdha dhe firmat e kontabilitetit janë duke investuar çdo ditë e më shumë për tu përshtatur me këto ndryshime dhe për të përfituar nga këto teknologji të reja.