Llojllojshmëria e rregulloreve financiare i kushton 780 miliardë dollarë ekonomisë globale

2018-04-12 - 09:41

Fragmentimi në rregulloret financiare globale kushton më shumë se 780 miliardë dollarë në vit, sipas një studimi të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK) dhe Biznesi në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE).

Studimi, Divergjenca Rregullative: Kostot, Rreziqet, Ndikimet: Studim Ndërkombëtar i Sektorit Financiar, e shqyrton koston e divergjencave rregullative duke marrë përgjigje nga më shumë se 250 udhëheqës të rregullatorëve dhe të organeve të pajtueshmërisë së institucioneve kryesore financiare globale. Rezultatet e kuantifikojnë ndikimin masiv të rregullimit të fragmentuar: kostot ekonomike materiale, rrezikun e sistemit financiar dhe pengesat në rritjen ekonomike.

Të gjeturat e studimit tregojnë se divergjenca rregullative, e cila i referohet jokonsistencës ndërmjet rregulloreve të juridiksioneve të ndryshme, i kushton institucioneve financiare prej 5-10% të qarkullimit vjetor të të hyrave. Mbi gjysma (51%) e të anketuarve kanë thënë se resurset janë tërhequr nga menaxhimi i rrezikut për shkak të kostove që lidhen me divergjencat në rregullore.

Kostoja prej 780 miliard dollarësh është konstatuar nga të gjeturat, ku institucione më të vogla (me qarkullim vjetor më pak se 100 milionë dollarë) pësojnë dy herë më shumë kosto shumë materiale, se sa institucionet e tyre simotra që janë më të mëdha.

"Ka dëshmi të qarta se reformat e zbatuara që nga kriza e fundit financiare kanë rezultuar në fragmentim që konsumon resurse të vlefshme, duke i përfshirë ato që mund të përqendrohen në heqjen e rrezikut nga kriza e ardhshme", theksoi Fayezul Choudhury, Drejtor Ekzekutiv i FNK-së. "Në veçanti, disavantazhi në konkurrencë i institucioneve të vogla dhe të mesme duhet të shërbejë si një thirrje për zgjimin e politikëbërësve".

Kostoja nga divergjenca rregullative ndjehet më shumë në sektorin e tregjeve kapitale, ku 92% e të anketuarve tregojnë kosto materiale ose kosto shumë materiale, pasuar nga shërbimet bankare (76%) dhe shërbimet profesionale (66%).

"Ndikimi i rregulloreve të fragmentuara është shqetësues në rritjen ekonomike, pasi barrierat jo-tarifore ndaj tregtisë dhe investimeve e ndalojnë zgjerimin ndërkombëtar të bizneseve, gjë që e dëmton krijimin e vendeve të punës dhe të pasurisë", tha Bernhard Welschke, Sekretar i Përgjithshëm i Biznesit në OBZHE.

"Studimi e thekson nevojën për rritjen e bashkëpunimit në mes të rregullatorëve ndërkombëtarë për t’i reduktuar divergjencat rregullative të cilat janë të kushtueshme për bizneset. Puna e OBZHE-së në këtë fushë iu ndihmon shteteve ta përmirësojnë mënyrën e bashkëpunimit të tyre në çështjet rregullative përtej kufijve të tyre, për t’i arritur objektivat e politikave të tyre publike dhe për t’i ulur kostot e panevojshme për bizneset dhe për qytetarët ", theksoi Marcos Bonturi, Drejtori për Qeverisje Publike i OBZHE-së.

Biznesi në OBZHE dhe FNK rekomandojnë rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar midis rregullatorëve, duke e rritur harmonizimin e përgjitshëm të rregulloreve dhe duke siguruar transparencë në vendosjen e rregullave ndërkombëtare për t’i sanuar çarjet e shkaktuara nga fragmentimi rregullativ.

Për FNK-në

FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e zotuar në shërbim të interesit public, duke e forcuar profesionin dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive ndërkombëtare. FNK përbëhet nga 175 anëtare me të drejta të plota dhe anëtarë të asocuar, që i përfaqësojnë rreth 3 milionë kontabilistë dhe auditorë në shërbime publike, edukim, shërbime qeveritare, industri dhe tregti.

Për Biznesin në OBZHE

Biznesi në OBZHE flet për biznesin në këtë organizatë. Themeluar në vitin 1962, Biznesi në OBZHE bën politika që u mundësojnë bizneseve të të gjitha madhësive të kontribujojnë në rritje dhe zhvillim dhe prosperitet. Përmes Biznesit në OBZHE, federatat e biznesit nacional dhe të punëdhënësve dhe anëtarët e tyre ofrojnë ekspertizë për OBZHE-në dhe qeveritë për ekonomi konkurruse, biznes më të mirë dhe jetë më të mirë.