Lajme përmbledhëse lidhur me punën aktuale të Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik

2018-04-03 - 09:36

Gjatë muajit mars, Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP) mbajti takimin e parë për këtë vit në Nju Jork, ShBA ku diskutuan në lidhje me Të hyrat, Shpenzimet jo të këmbimit, Përfitimet sociale, Përmirësimet, Matjet në Sektorin Publik, Instrumentet kryesore financiare dhe Instrumentet financiare të Sektorit Publik.

Të hyrat

BSNKSP diskutoi përgjigjet e marrura në Dokumentin Konsultativ (DK), Kontabilitetit për të Hyrat dhe Shpenzimet jo të këmbimit. Për të Hyrat, BSNKSP ra dakord që të hartohet SNRF 15 konvergjente, Të Hyrat nga Kontratat me Konsumatorët, për të zëvendësuar SNKSP 9, Të Hyrat nga Transaksionet e Këmbimit dhe SNKSP 11, Kontratat e Ndërtimit. U vendos gjithashtu që SNKSP 23, Të Hyrat nga Transaksionet jo të këmbimit (Tatimet dhe Transferet), të rishikohet.

Stafi gjithashtu do të zhvillojë më tej për diskutim Qasjen e Detyrimit të Performancës së Sektorit Publik në takimin që do të mbahet në qershor 2018. Gjithashtu është diskutuar edhe kontabiliteti për grante kapitale dhe shërbimet e natyrës së tillë.

Lexo më shumë në gjuhën angleze

Shpenzimet jo të Këmbimit

BSNKSP diskutoi përgjigjet ndaj pikëpamjeve paraprake të BSNKSP për shpenzimet jo të këmbimit në Dokumentin Konsultativ për Shpenzimet e të Hyrave dhe Shpenzimet jo të këmbimit dhe vuri në dukje pikëpamjet mbi ndërveprimet me projektet e tjera. BSNKSP udhëzoi stafin të zhvilloj më tej përkufizimet kryesore si dhe Qasjen e Detyrimit të Performancës të Sektorit Publik nga një perspektivë e shpenzimeve, e që do të mirret në shqyrtim në takimin e radhës.

Stafi i BSNKSP paraqiti përgjigjet ndaj propozimeve për të arkëtueshmet dhe detyrimet jo kontraktuale të cilat do të diskutohen përsëri në kohën kur është bërë përparim i mëtejshëm për çështje të tjera.

Lexo më shumë në gjuhën angleze

Përfitimet sociale

Stafi i BSNKSP paraqiti në Draftin e Ekspozimit (DE) 63, Përfitimet Sociale, duke theksuar çështjet kyçe që pritet të jenë relevante për projektin e Shpenzimeve jo të këmbimit. BSNKSP vuri në dukje në veçanti se përkufizimet e përfitimeve sociale, shërbimet e qasjes universale dhe shërbimet kolektive janë kritike dhe duhet të diskutohen në takimin e qershorit.

Lexo më shumë në gjuhën angleze

Përmirësimet

BSNKSP miratoi DE 65, Përmirësimet në SNKSP 2018, i cili përfshinë përmirësime specifike të SNKSP-ve për të mbajtur konvergjencën me SNRF. Ky grup i fundit bazohet në përmirësimet e fundit të BSNK-së dhe në projektet e ngushta të ndryshimit të fushës, si dhe në KIRFN të kohëve të fundit.

Një DE i dytë që përfshin ndryshimet e BSNK lidhur me SNRF 9 është miratuar dhe do të lëshohet sapo të lëshohet standarti i ri i Instrumenteve Financiare të BSNKSP.

Lexo më shumë në gjuhën angleze

Matjet në Sektorin Publik

BSNKSP ka rishikuar draftin për disa seksione të DE, Matjet, dhe tre kapitujt e parë të DK, Matjet në Sektorin Publik duke zhvilluar një pikëpamje paraprake për kostot e huamarrjes në lidhje me blerjen, ndërtimin ose prodhimin e aktiveve kualifikuese të cilat duhet të shpenzohen.

Lexo më shumë në gjuhën angleze:

Prezantimi 1

Prezantimi 2

Instrumentet kryesore financiare

BSNKSP ka shqyrtuar përgjigjet ndaj DE 62, Instrumentet Financiare, dhe të anketuarit kanë mbështetur fuqimisht parimet në DE mbi klasifikimin, dëmtimin dhe mbrojtjen. Të anketuarit kryesisht kërkuan qartësi të mëtejshme mbi zbatimin e këtyre parimeve në transaksione komplekse.

BSNKSP është pajtuar që Grupi Punues për Instrumentet Financiare duhet të marrë në konsideratë çështjet e ngritura nga të anketuarit dhe të propozojë ndryshime, sipas rastit, në draft standardin. Rekomandimet e Grupit Punues do të shqyrtohen në takimin e BSNKSP-së në qershor.

Lexo më shumë në gjuhën angleze

Instrumentet financiare të Sektorit Publik

BSNKSP ra dakord për të zhvilluar udhëzime praktike dhe për të përafruar sa më shumë që është e mundur udhëzimet me standardet bazë të Instrumenteve Financiare të BSNKSP.

BSNKSP ra dakord që Grupi Punues pë Instrumentet Financiare duhet të shqyrtojë se si dhe ku të trajtohen temat specifike të sektorit publik – monedhat në ari, monedhat në qarkullim, pajtimet e kuotave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të drejtat e tërheqjes speciale të FMN – si dhe të japin rekomandime në takimin e BSNKSP-së.

Lexo më shumë në gjuhën angleze