BSNKSP propozon modelin e ri të kontabilitetit të qirasë për sektorin publik

2018-02-02 - 10:56

Thirrje për komente në Draftin e Ekspozimit (DE) 64, Qiraja

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP / IPSASB), lëshoi për komente Draftin e Ekspozimit (DE) 64, Qiratë.

DE 64 propozon një model të kontabilitetit të qirasë me vetëm një të drejtë përdorimi i cili do të zëvendësojë rreziqet dhe përfitimet e rastësishme në modelin e pronësisë në SNKSP 13, Qiratë. DE 64 gjithashtu propozon kërkesa specifike të kontabilitetit të sektorit publik për qiratë nën kushtet e tregut (të njohura edhe si "qira koncesionare") edhe për qiradhënësit edhe për qiramarrësit.

Për qiramarrësit, DE 64 propozon kërkesat e kontabilitetit të cilat përputhen me SNRF 16, Qiraja të Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, duke kërkuar njohjen e një të drejte përdorimi të një pasurie dhe një detyrimi për qira për të gjitha qiratë, me përjashtim të qirave afatshkurtra dhe qirasë së pasurive me vlerë të ulët.

Për qiradhënësit, DE 64 propozon një model për të drejtën e përdorimit, posaçërisht për raportimin financiar të sektorit publik, i cili ndryshon nga rreziqet dhe përfitimet e rastit ndaj modelit të pronësisë për qiradhënësit në SNRF 16 duke:

(a) Vazhduar njohjen dhe matjen e pasurisë të dhënë me qira sipas SNKSP-së së zbatueshme; dhe duke

(b) Njohur të hyrën e arkëtueshme dhe detyrimin e qirasë (të hyrat e pafituara) si rezultat i kontratës së qirasë, përveç qirasë afatshkurtër.

Propozimet në DE 64 i adresojnë kontratat e përbashkëta të qirasë së sektorit publik ku një qiradhënës dhe një qiramarrës janë pjesë e të njëjtit entitet ekonomik.

"Qiratë, duke përfshirë qiratë koncesionare, janë mekanizma financimi shumë të rëndësishëm në sektorin publik dhe në organizatat ndërkombëtare", theksoi Kryetari BSNKSP-së, Ian Carruthers. "Propozimet në DE 64 do të japin informacion më të mirë mbi ndikimet financiare të qirasë dhe në këtë mënyrë e rrisin llogaridhënien e një entiteti në menaxhimin e burimeve si dhe e përmirësojnë cilësinë e informacionit për vendimmarrje".

Afati i fundit për komente: 30 qershor 2018

Si të Komentoni

Për ta parë Draftin e Ekspozimit dhe përmbledhjen e tij si një Dokument të Plotë Përmbledhës, ose për të bërë koment, vizitoni faqen e internetit të BSNKSP-së www.ipsasb.org

Komentet për Draftin e Ekspozimit kërkohen deri më 30 qershor, 2018. BSNKSP i inkurajon organizatat anëtare të FNK-së dhe organizatat rajonale të kontabilitetit që të promovojnë këtë Draft të Ekspozimit për anëtarët dhe punonjësit e tyre.

Rreth BSNKSP /IPSASB

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP/IPSASB) punon për ta fuqizuar menaxhimin financiar publik në mbarë botën përmes zhvillimit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (SNKSP/IPSAS) me bazë akruale dhe udhëzimeve tjera për përdorim nga qeveritë dhe entitetet e tjera të sektorit publik. Bordi merr mbështetje nga Banka Aziatike për Zhvillim, Kontabilistët Profesional të Çertifikuar te Kanadasë, Bordi për Raportim të Jashtëm i Zelandës së Re, Qeveria e Kanadasë dhe Qeveria e Zelandës së Re. Strukturat dhe proceset që mbështesin aktivitetet operative të BSNKSP-së mundësohen nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK/IFAC).

Rreth Komisionit për Interes Publik

Aktivitetet për qeverisje dhe ato standardvënëse të BSNKSP/IPSASB mbikëqyren nga Komisioni për Interes Publik (KIP/PIC), për të siguruar që ato aktivitete i ndjekin proceset adekuate dhe e pasqyrojnë interesin publik. KIP/PIC përbëhet nga individë me përvojë në sektorin publik apo në raportimin financiar dhe profesionistë të angazhuar në organizata që kanë për interes promovimin e informatave financiare të cilësisë së lartë dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht.