Takime informuese rreth aplikimit në programet çertifikuese të sesionit SHKURT 2018, në Pejë, Ferizaj dhe Prizren

2017-12-22 - 01:36

ShKÇAK njofton të interesuarit se do të mbajë takime informuese rreth aplikimit në programet çertifikuese të sesionit SHKURT 2018, në Pejë, Ferizaj dhe Prizren, si në vijim:

Pejë – e martë, 26 dhjetor, 2017, ora 13.00 - Fakulteti i Biznesit, Universiteti Haxhi Zeka;

Ferizaj – e mërkurë, 27 dhjetor, 2017, ora 13.00 – Kolegji Universum, Rruga Fan Noli, 156 (Rruga e Gjilanit);

Prizren – e enjte, 28 dhjetor, 2017, ora 13.00 – Objekti i Administratës Komunale (ish ndërtesa e UNMIK-ut) Rruga Remzi Ademaj.

Për më shumë informata, na kontaktoni në [email protected] dhe 038249043.