SNKSP lëshon SNKSP-në në bazë të parasë së gatshme të rishikuar

2017-11-29 - 03:06

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik (BSNKSP/IPSASB) e ka publikuar SNKSP, Raportimi Financiar në Kontabilitetin në Bazë të Parasë së Gatshme (SNKSP në Bazë të Parasë së Gatshme). Ndryshimet i adresojnë disa nga barrierat kryesore në adoptimin e këtij standardi. 

Ky version i rishikuar i SNKSP-së në Bazë të Parasë së Gatshme i implementon propozimet e bëra në  Draftin 61, Ndryshimet në Raportimin Financiar në Kontabilitetin në Bazë të Parasë së Gatshme. Këto ndryshime i kanë ndërruar nga të qenit obligative në vullnetare këto në vijim:

Përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara;
Informatat shpjeguese rreth asistencës së jashtme dhe të tjera; dhe
Informatat shpjeguese rreth pagesave të bëra nga palët e treta.

Ndryshimet gjithashtu sigurojnë që kërkesat dhe inkurajimet e këtij standardi përputhen më mirë me kërkesat e SNKSP-ve akruale të lëshuara që nga viti 2008.

Versioni i rishikuar do të hyjë në fuqi nga 1 janari, 2019, por inkurajohet zbatimi i tij edhe më herët.

“Këto ndryshime u përgjigjen pikëpamjeve të hartuesve duke i hequr disa prej pengesave për miratimin e SNKSP-së në Bazë të Parasë së Gatshme", theksoi kryetari i BSNKSP-së, Ian Carruthers. "Raportimi i fuqishëm financiar në bazë të parasë së gatshme mund të jetë një bazament i rëndësishëm për përmirësime më të mëdha në menaxhimin financiar të sektorit publik. Megjithatë, rishikimet e bëjnë të qartë se BSNKSP e sheh SNKSP-në në bazë të parasë së gatshme më shumë si pjesë të rëndësishme në rrugëtimin drejt kontabilitetit të plotë akrual sesa si një qëllim në vetvete “

SNKSP në Bazë të Parasë së Gatshme, i lëshuar në vitin 2003 dhe i modifikuar në 2006 dhe 2007, është e vetmja deklaratë e BSNKSP-së që merret me kontabilitetin në bazë të parasë së gatshme.


Rreth BSNKSP /IPSASB

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP/IPSASB) punon për ta fuqizuar menaxhimin financiar publik në mbarë botën përmes zhvillimit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (SNKSP/IPSAS) me bazë akruale dhe udhëzimeve tjera për përdorim nga qeveritë dhe entitetet e tjera të sektorit publik. Bordi merr mbështetje nga Banka Aziatike për Zhvillim, Kontabilistët Profesional të Çertifikuar te Kanadasë, Bordi për Raportim të Jashtëm i Zelandës së Re, Qeveria e Kanadasë dhe Qeveria e Zelandës së Re. Strukturat dhe proceset që mbështesin aktivitetet operative të BSNKSP-së mundësohen nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK/IFAC).


Rreth Komisionit për Interes Publik

Aktivitetet për qeverisje dhe ato standardvënëse të BSNKSP/IPSASB mbikëqyren nga Komisioni për Interes Publik (KIP/PIC), për të siguruar që ato aktivitete i ndjekin proceset adekuate dhe e pasqyrojnë interesin publik. KIP/PIC përbëhet nga individë me përvojë në sektorin publik apo në raportimin financiar dhe profesionistë të angazhuar në organizata që kanë për interes promovimin e informatave financiare të cilësisë së lartë dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht.