Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit - finalizon rishikimin themelor të kontabilitetit të sigurimit

2017-05-18 - 02:24

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK/IASB) sot ka lëshuar SNRF 17 Kontratat e Sigurimit. Ky standard, i pari standard i vërtetë ndërkombëtar për kontratat e sigurimit, do të ndihmojë investitorët dhe të tjerët që të kuptojnë më mirë rrezikun e ekspozimit, rentabilitetin dhe pozicionin financiar të siguruesve.

SNRF 17 zëvendëson SNRF 4, i cili u paraqit si një standard i përkohshëm në vitin 2004. SNRF 4 u ka dhënë kompanive një periudhë përjashtimi që në mënyrë të mbajnë kontabilitetin për kontrata të sigurimit duke përdorur standardet kombëtare të kontabilitetit, gjë që ka rezultuar në një mori qasjesh të ndryshme. Si pasojë, është më e vështirë për investitorët të krahasojnë dhe të dallojnë performancat financiare të kompanive të ngjashme.                                                                                                                             

Bordi i Stabilitetit Financiar (The Financial Stability Board) në shtator të vitit 2015 vuri në dukje rëndësinë e përfundimit të projektit nga BSNK për të zëvendësuar SNRF 4 me një standard të ri [1].

SNRF 17 zgjidh problemet e krahasimit të krijuara nga SNRF 4, duke kërkuar që të gjitha kontratat e sigurimit të kontabilizohen në mënyrë konsistente, kështu duke siguruar përfitim edhe për investitorë edhe për kompani të sigurimeve. Për të llogaritur obligimet e sigurimit, do të përdoren vlerat aktuale, në vend të kostos historike. Informacionet do të përditësohen rregullisht, duke u ofruar përdoruesve të pasqyrave financiare informata më të dobishme.

Hans Hoogervost, Kryetar i BSNK, theksoi“Industria e sigurimeve luan një rol jetësor në ekonominë globale; informacioni i kualitetit të lartë për pjesëmarrësit e tregut mbi mënyrën se si siguruesit performojnë është jashtëzakonisht i rëndësishëm. SNRF 17 zëvendëson një numër të madh të qasjeve të kontabilitetit me një qasje të vetme që do t'u sigurojë investitorëve dhe të tjerëve informacione të krahasueshme dhe të përditësuara.”

Për shkak të gamës së gjerë të metodave të kontabilitetit që përdorim sot, disa vende, më tepër se të tjerat, do të shohin ndryshime të rëndësishme me futjen në përdorim të Standardit të ri.

SNRF 17 hyn në fuqi më 1 janar 2021, por kompanitë mund ta aplikojnë atë edhe më herët.

BSNK do të mbështesë ata që implementojnë Standardin, duke përfshirë krijimin e

Grupit të Tranzicioneve Burimore, për ç’gjë BSNK tani po kërkon anëtarë.

SNRF 17 është botuar së bashku me shembuj ilustrues dhe me një shpjegim të bazës së BSNK për konkluzionet [2].

Materialet e tjera që shoqërojnë Standardin:

  • Analiza e Efekteve - e cila përshkruan në detaje kostot dhe përfitimet e pritshme të Standardit të ri;
  • Përmbledhja e Projektit - duke siguruar një pasqyrë të projektit për zhvillimin e kontratave të reja të Standardit; dhe
  • Deklaratë Feedback - që përmbledh reagimet e marra të konsultimeve të ndryshme të ndërmarra si pjesë të projektit.
  • Të gjitha këto materiale mund të qasen nëpërmjet faqes së projektit të SNRF 17, në faqen e internetit të Fondacionit të SNRF (IFRS Foundation’s website).

BSNK sot gjithashtu ka publikuar për konsultim publik propozimin e SNRF për Azhurnimin e Taksonomisë të SNRF 17. Afati i fundit për komente është më 18 shtator 2017.

Për të lexuar artikullin origjinal në gjuhen angleze, ju lutem klikoni këtu.

[1] Përmbledhja e mbledhjes së Bordit të Stabilitetit Financiar nga viti 2015, që i referohet rëndësisë së Bordit që plotëson SNRF 17, mund të gjendet këtu.

[2] SNRF 17 është në dispozicion për abonentët profesionistë dhe gjithëpërfshirës.