FNK i fton për veprim vendet e G20-ës për zhvillimin e një ekonomie globale të fortë dhe transparente që e rritë besimin

2017-06-19 - 01:42

Sipas FNK-së - Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve, stabiliteti dhe transparenca e ekonomisë globale dhe rindërtimi i besimit të publikut do të rriten shumë nga një shtytje e vendosur e G20-ës për një qeverisje më të mirë në të gjithë sektorët. Para samitit të G20-ës të vitit 2017, që do të mbahet në Hamburg, Gjermani, prej 7-8 korrik, FNK lëshoi rekomandime të zbatueshme për vendet e G20-ës që do ta mbështesin ekonominë globale dhe objektivat e G20-ës për vitin 2017.

"Rindërtimi i besimit në ekonominë globale dhe sistemet financiare është vendimtar në rritjen e besimit që i duhet botës për një rritje të qëndrueshme ekonomike. Sidomos në këto kohëra të pasigurta, akterët që e kanë një pasion për qeverisjen transparente dhe llogaridhënëse duhet të punojnë së bashku, " theksoi Drejtori Ekzekutiv i FNK-së, Fayez Choudhury. "Individët dhe institucionet duhet të fuqizohen nga qeverisja e fortë; të fortifikohen nga një mjedis rregullator i qëndrueshëm dhe transparent; dhe t’u mundësohet qasje në një mjedis digjital të sigurt me shpejtësi të lartë. "

FNK fton G20-ën dhe akterët tjerë kyçë në ekonominë globale të bashkëpunojnë në:

  • ngritjen e standardeve të qeverisjes në të gjithë sektorët ekonomikë për të rritur transparencën dhe llogaridhënien dhe për të ndihmuar në rivendosjen e besimit në biznes dhe qeveri, gjë që është kyçe në aspiratat e G20-ës për ta zhvilluar elasticitetin, për ta përmirësuar qëndrueshmërinë dhe për të marrë përgjegjësi.
  • nxitjen e transparencës më të madhe dhe konsistencës në mes të rregullatorëve për ta arritur rritjen, besimin dhe stabilitetin. Kjo kërkon një mjedis gjithëpërfshirës digjital dhe ekonomik për bizneset e të gjitha madhësive, si edhe zbatimin dhe adoptimin e rregullave dhe standardeve të cilësisë së lartë e që janë të pranuara ndërkombëtarisht.

Organizatat anëtare të FNK-së i përfaqësojnë afër 3 milionë kontabilistë dhe auditorë anembanë botës. Ata kontribuojnë me rreth 250 miliardë dollarë vlerë të shtuar bruto në vit dhe ofrojnë standarde më të larta të jetesës. Hulumtimi i fundit gjithashtu tregon se një përqindje më e lartë e kontabilistëve dhe auditorëve në fuqinë punëtore korrespondon fuqishëm me rezultate më të mira në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International dhe se ndikimi përmirësohet edhe më shumë kur kontabilistët dhe auditorët operojnë në vendet me konstrukte të forta të qeverisjes.

FNK e përforcon profesionin e kontabilitetit duke:

  • mbështetur zhvillimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë së lartë;
  • promovuar adoptimin dhe zbatimin e këtyre standardeve;
  • i ngritur kapacitetet e organizatave profesionale të kontabilitetit; dhe
  • duke u prononcuar mbi çështjet e interesit publik.

Vizitojeni uebfaqen e FNK-së për rekomandimet e plota të FNK-së për G20-ën.

Rreth FNK-së

FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e përkushtuar për t'i shërbyer interesit publik për fuqizimin e profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. FNK përbëhet nga më shumë se 175 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 130 vende dhe juridiksione, që i përfaqësojnë afër 3 milionë kontabilistë dhe auditorë në praktikën publike, edukim, shërbim qeveritar, industri dhe tregti.